Milan ka një problem, çfarë po ndodh me Piatek?

Milan duhet të gjejë një zgjidhje me Krzysztof Piatek.

Sport

13/09/2019 10:12

Krzysztof Piatek është shëndrruar nga futbollisti kryesor i Milanit në rezervist.

Golashënuesi polak ishte futbollisti më i dalluar i “Rossonerëve” në pjesën e dytë të sezonit të shkuar.

Mirëpo, në edicionin e ri ai ka përfunduar si rezervist te skuadra nga San Siro.

Mediat italiane shkruajnë se Piatek e ka të vështirë të adaptohet në lojën e trajnerit të ri Marco Giampaolo, transmeton lajmi.net.

Andaj, klubi duhet të presë për të parë një reagim prej tij apo nëse do të ndodhë që në janar të nxirret në shitje. /Lajmi.net/