Milan ka marrëveshje personale me Noa Lang, e dëshiron edhe De Ketelaere
Milan po planifikon edhe dy lëvizje të tjera anash Divock Origi.

Sport
‘Rossoneri’ po synojnë të përforcojnë repartin ofensiv me dy emra nga Club Brugge.
Noa Lang dhe Charles De Ketelaere janë emrat që pëlqehen shumë nga skuadra e Milanit, përcjell lajmi.net.
Raportimet nga Italia bëjnë të ditur se Milani tashmë ka marrëveshje personale me Lang, pasi ka takuar familjen e 22 vjeçarit.
Situata qëndron më ndryshe me De Ketelaere, me të cilin akoma nuk ka diçka konkrete, por interesimi është në fazën e parë. /Lajmi.net/