Milan – Juventus, rezultati dhe statistikat e pjesës së parë
Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Milanit dhe Juventusit në kuadër të javës së 12-të në Serie A.

Sport
Juventus ka arritur që ta tund një herë rrjetën e Milanit në 45’ minutat e parë.
‘Zonja e Vjetër’ kaloi në epërsi ndaj rosonerëve në minutën e 8’ me anë të Mario Mandzukicit, raporton “lajmi.net”.
Milani e kishte mundësinë që ta barazonte rezultatin, mirëpo nga pika e bardhë dështoi Gonzalo Higuain në minutën e 41’.
Pjesa e dytë duket se do të jetë më e zjarrtë, pasi skuadrat janë duke luajtur një lojë më të hapur. /Lajmi.net/