Milan interesohet për Giroud

Skuadra e Milan po mendon që ta përforcojë fazën ofensive.

Sport

21/11/2019 23:16

Olivier Giroud është një nga lojtarët që duket se ka tërhequr vëmendje të madhe nga ‘Rosoneri’.

‘Sky Sport Italia’ shkruan se anash interesimit të Milan për Zlatan Ibrahimovic, interesim ka pasur edhe për Olivier Giroud, transmeton lajmi.net.

33 vjeçari pritet të largohet nga Chelsea gjatë këtij dimri, për të kërkuar minutazhë më të madhe.

Të interesuar për lojtarin janë edhe skuadra e Inter, rivalët kryesorë të Milan, të cilet edhe shihen si favoritët. /Lajmi.net/