Milan-Inter, deklaratë e madhe nga Kaka
Ricardo Kaka është një futbollist që e njeh mjaft mirë domethënien e një derbi siç është ajo mes Milanit dhe Interit.

Sport
Në një intervistë për gazetën italiane “Gazzetta dello Sport” ai ka folur për këtë sfidë:
“Milan-Inter është derbi i veçantë, i rrallë, sepse është një qytet me dy klube të mëdhenj, që luajnë në të njëjtin stadium. Nga gjithë derbit që kam luajtur, ky është special për mua. Kam ende shumë Milan e Itali në zemër.
Ishin vite të bukura. Shënova që në derbin tim të parë. Shënova një gol të bukur në vitin 2004, kur fituam 3-2 me përmbysje. Kam kujtime fantastike edhe nga derbi në Champions”, u shpreh Kaka.