Milan impresionohet nga Rebic, vendos për blerjen e tij

Raportet këtë mëngjes pretendojnë se Milan është shumë i impresionuar me Ante Rebic saqë duan ta transferojnë atë menjëherë nga Eintracht Frankfurt një vit më herët.

Sport

01/07/2020 10:10

Rebic arriti nga Eintracht me një huazim dy-vjeçar në fund të dritares së transferimit të verës 2019, duke e shkëmbyer me Andre Silva.

Atij fillimisht nuk i heci mbarë, por tani ka shënuar nëntë gola në 21 paraqitje.

Tani, Gazzetta dello Sport dhe Corriere della Sera raportojnë se drejtori i Rossoneri Ivan Gazidis është gati të sjellë një marrëveshje të përhershme për 26-vjeçarin, transmeton lajmi.net.

Milan nuk ka një mundësi për ta blerë, megjithëse Il Corriere pret që një ofertë prej 25-30 milionë euro të jetë e mjaftueshme, ndërsa trajneri i ardhshëm Ralf Rangnick thuhet se është “absolutisht në favor” për të mbajtur Rebic.

Paga e tij aktuale 3 milionë euro tejkalon kapitalin e ri të pagës së Milanit prej 2.5 milionë euro, por ata mund të bëjnë atë një përjashtim, si në rastin e Gianluigi Donnarumma. /Lajmi.net/