Milan identifikon zëvendësuesin e Donnarumma

Skuadra e Milan po përgatitet për largimin e Gianluigi Donnaruma.

Sport

16/02/2020 11:00

‘Rossoneri’ duket se kanë identifikuar edhe zëvendësuesin e portierit italian, në rast se ky i fundit largohet nga skuadra gjatë verës së ardhshme.

Raportime të medieve italiane bëjnë të ditur se Milan kanë identifikuar Salvatore Sirigu si zëvendësuesin potencial të Donnarumma, transmeton lajmi.net.

Kontrata e Gigi me Milan do të skadojë në fund të sezonit të ardhshëm  dhe akoma nuk ka ndonjë dakordim për rinovimin.

Kështu, Milan besohet se do të shes kartonin e lojtarit në fund të këtij sezoni, për të grumbulluar të holla. Ky është opsion më i mirë sesa largimi i portierit si transferim i lirë. /Lajmi.net/