Milan i ofron rinovimin turkut Calhanoglu

Hakan Calhanoglu mund të rinovojë me Milan.

Sport

19/09/2020 16:46

Skuadra e Milan duket se kalkulon gjatë në shërbimet e mesfushorit turk, Hakan Calhanoglu.

Sipas raportimeve nga ‘Tuttosport’, Milan kanë ofruar rinovimin e kontratës për lojtarin, transmeton lajmi.net.

Marrëveshja do të jetë e vlefshme diku rreth 3 milionë për sezon.

26 vjeçari është në vitin e fundit të kontratës së tij me Milan.

Calhanoglu i bashkohej Milanit në vitin 2017, nga Bayer Leverkusen, me kartonin e tij që asokohe u pagua 23.3 milionë euro. /Lajmi.net/