Milan heziton të paguajë çmimin për kartonin e Brahim Diaz

Gjiganti italian, Milan po heziton të paguajë çmimin që Real Madridi ka vendosur për Brahim Diaz.

Sport

11/04/2022 15:12

Brahim Diaz është i huazuar nga Real Madridi te Milani që nga qershori i vitit 2021. ‘Rossonerët’ duan ta mbajnë lojtarin, por nuk pajtohen me çmimin që ‘Mbretërit’ i kanë vendosur.

Real Madridi kërkon 22 milionë euro, nëse ekipi i Stefano Piolit duan të blejnë kartonin e lojtarit.

Siç raporton ‘Calciomercato’, Milani nuk dëshiron të paguajë çmimin e kërkuar nga ‘Los Blancos’ për mesfushorin spanjoll Brahim Diaz, transmeton lajmi.net.

22 vjeçari dëshiron të qëndrojë, por nëse Milan nuk e paguan atë shumë, ai mund të rikthehet në Real Madrid./Lajmi.net/