Milan gjen trajnerin e ri?

Trajneri i Borussia Monchengladbach, Marco Rose është në listën e shkurtër të Milanit për të marrë drejtimin e skuadrës, nëse një gjë të tillë nuk e bëjnë Ralf Rangnick ose Julian Nagelsmann.

Sport

17/05/2020 16:17

Rangnick ende nuk ka vendosur nëse do t’i bashkohet Milanit si drejtor teknik apo si një trajner në stilin anglez duket pasur kontroll të plotë si në stërvitje ashtu edhe te blerjet.

Duke supozuar se Stefano Pioli do të largohet, raportohet se Rose po merret në konsideratë nga Milan, së bashku me Nagelsmann.

43 vjeçari Rose është bërë i njohur si trajner te RB Salzburg, ku i ka udhëhequr drejt titujve të njëpasnjëshëm austriakë mes viteve 2017-2019.

Ai mori drejtimin e Borussia Monchengladbach verën e kaluar, dhe këtë sezon renditen në vendin e tretë në Bundesligë, pas Bayern Munich dhe Borussia Dortmund./Lajmi.net/