Milan gjen trajnerin e ri?

Skuadra e Milanos duket se ka gjetur zëvendësuesin e Gennaro Gattusos.

Sport

08/06/2019 15:15

Pas dështimit për tu kualifikuar në Ligën e Kampionëve, skuadra e Milanos dhe Gennaro Gattuso kanë ndarë rrugët.

Pas këtyre ngjarjeve, ‘Rosonerët’ janë në kërkim të një trajneri për ta zëvendësuar Rinon, dhe duket se ata kanë gjetur të duhurin.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, Milan kanë zgjedhur trajnerin e Sampdorias, Marco Giampaolo si njeriun e duhur për ta drejtuar skuadrën, transmeton lajmi.net.

Giampaolo është në krye të Sampdorias që nga korriku i vitit 2016 dhe ka përfunduar sezonet në vendin 11, 10 dhe 9.

Mbetet të shihet nëse Milano do të arrijë të finalizojë marrëveshjen me trajnerin e Sampdorias. /Lajmi.net/