Milan gjen alternativën e Dalot, e do yllin e Real Madridit

AC Milan është i interesuar për mbrojtësin e Real Madridit, Alvaro Odriozola.

Sport

22/06/2021 08:48

Klubi italian dëshiron të përforcojë mbrojtjen, pas blerjes së Fikayo Tomorit, ngase trajneri Stefano Piolo dëshiron ndryshime, transmeton lajmi.net.

Mbrojtësit e krahut janë vërtet të rëndësishëm për Piolin dhe sipas Marca, Odriozola shihet si opsion i Diogo Dalot.

Spanjolli edhe në të kaluarën ishte i lidhur me largimin nga Reali, derisa kaloi një edicion huazim te Bayern Munich.

Sidoqoftë, Zinedine Zidane vendosi ta mbajë si alternativë.

Por, situata e Odrizolas nuk ka ndryshuar dhe me largimin e Zidanes, Milan mund të përfitojë duke provuar ta kompletojë transferimin.

“Los Blancos” gjithashtu janë të hapur për shitjen, por duan 10 milionë euro si këmbim, me bisedimet që pritet të nisin në javët e ardhshme./Lajmi.net/