Milan gati për transferimin ‘bombë’ të kësaj merkatoje

France Football pretendon se Milan është i interesuar për nënshkrimin e Nabil Fekir – dhe se sulmuesi i Olympique Lyon mund të tundohet nga oferta.

Sport

10/07/2019 15:52

E përditshmja franceze zbulon se Milan e ka përcjellur gjendjen e lojtarit për disa ditë dhe tani ka filluar kontaktet e para.

Për më tepër, Fekiri mund të ‘stimulohet’ nga joshja e bashkimit me një ‘klub legjendar’ siç janë Rossonerët, përcjell lajmi.net.

Fituesi i Kupës së Botës me Francën, 25 vjeç, ka vetëm edhe një vit në kontratën e tij me Lyonin dhe kuptohet se është gati për një sfidë të re.

FF vlerëson se vlera e tij do të jetë rreth 35-40 milionë euro, që është shumë më pak se 70 milionë euro – shumë e cila u caktua vjet Liverpoolit për blerjen e tij.

Ai shënoi 12 gola dhe ndihmoi me nëntë asistime për Lyon sezonin e kaluar pasi përfunduan të tretët në Ligue 1 dhe arritën në raundin e 16 më të mirave në Ligën e Kampionëve. /Lajmi.net/