Milan gati për transferimin 50 milionësh

Milan duket se do të bëjë disa transferime të mëdha për sezonin e ri.

Sport

04/06/2019 17:03

Milan do të bëjë një revolucion në skuadër, duke i larguar disa lojtarë, për tu liruar vendin transferimeve të reja.

Sipas raportimeve në Itali, Rossonerët janë duke tentuar ta transferojnë Memphis Depayn nga Lyoni, përcjell lajmi.net.

Milan është i gatshëm që të paguajnë 50 milionë euro për ta transferuar holandezin në afatin e verës.

Depay ka kohë që është në radarin e milanezëve, andaj këta të fundit i duan shërbimet e tij në verë.

Edhe pse holandezi e preferon kalimin te Barcelona apo Real Madrid, Milani po shpreson që ta transferojë atë nga skuadra e Ligue 1. /Lajmi.net/