Milan futen në garë për Dybala

Kampioni i Italisë, Milan janë futur në garë për Paulo Dybala.

Sport

23/06/2022 21:10

Dybala vazhdon të jetë lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me ekipin e Juventusit.

Disa ekipe kanë shfaqur interesim drejt tij, në mesin e tyre edhe kampioni i Seria A, Milan.

Sipas ‘Il Corriere della Sera’, Milan kanë kontaktuar me argjentinasi për ta sjellë në ekip këtë verë, përcjell lajmi.net.

Përveç ‘Rossonerëve’, interesim për Dybala në Itali kanë shfaqur edhe Interi dhe Roma.

Mbetet të shihet se në cili ekip do të jetë e ardhmja e yllit të Argjentinës./Lajmi.net/