Milan fton në tribuna mjekët dhe personelin mjekësor, në ndeshjen hapëse të sezonit
‘San Siro’ është rihapur për tifozë dhe sonte pranon 1000 tifozë.
Sport
Milan luan sonte kundër Bolognas dhe në këtë ndeshje lejohet të jenë të pranishëm deri në 1 mijë tifozë.
‘Rossoneri’ kanë zgjedhur që këta 1000 të pranishëm të jenë ‘special’, pasur parasysh situatën.
Meqë gjitha telashet erdhën nga pandemia Covid-19, atëherë Milan ka ftuar gjithë stafin mjekësor që të jenë të pranishëm në këtë ndeshje, transmeton lajmi.net.
Mjekët dhe personeli mjekësor ishin ata që luftuan në vijën e parë gjatë kohës së pandemisë.
Kështu, Milan bën dhuratë për personelin mjekësor në regjionin e Lombardisë, duke i ftuar në ndeshjen hapëse të Serie A. /Lajmi.net/