Milan fokusohet në Ziyech, pas lëndimit të Broja

Armando Broja ka qenë i pafat në ndeshjen miqësore të luajtur së fundmi me Chelsea, ku pësoi një lëndim. Planet e Milan për transferimet e janarit mund të kthehen kah Hakim Ziyech, pasi Armando Broja pësoi një lëndim serioz në gju këtë pasdite. Lojtari shqiptar mund të jetë jashtë merkatos për secilin klub, pasi lëndimi…

Sport

11/12/2022 17:20

Armando Broja ka qenë i pafat në ndeshjen miqësore të luajtur së fundmi me Chelsea, ku pësoi një lëndim.

Planet e Milan për transferimet e janarit mund të kthehen kah Hakim Ziyech, pasi Armando Broja pësoi një lëndim serioz në gju këtë pasdite.

Lojtari shqiptar mund të jetë jashtë merkatos për secilin klub, pasi lëndimi do ta mbajë jashtë fushave për një kohë, përcjell lajmi.net.

Milan do t’i kthehet tentimit për ta marrë kartonin e Hakim Ziyech, në formë huazimi, me opsion blerjeje.

Paga e marokenit mund të jetë problemi për skuadrën ‘Rossoneri’.

Mbetet të shihet se si do të ecin punët e Milan në merkaton e dimrit. /Lajmi.net/