Milan, fitues i Trofeo TIM
Milan mposhti Sassuolon me rezultat 2:0 dhe u shpall fitues i Trofeo TIM. Jeremy Menez nga penalltia dhe Stephan El Shaarawy realizuan golat për Rossonerët.

Sport
Milan fitoi edhe duelin e dytë kundër Sassuolos dhe u shpall kampion i turneut Trofeo TIM.
Rossonerët, që mposhtën Juventusin në ballafaqimin e parë me rezultat 1:0, fituan edhe përball Sassuolos, madje me mjaft lehtësi. Edhe pse duelet në kuadër të Trofeo TIM zhvillohen vetëm nga 45 minuta, kjo i mjaftoi Milanit që të shënojë dy herë.
Jeremy Menez kaloi ekipin e Filippo Inzaghit në epërsi me një gol nga penalltia, kurse sulmuesi Stephan El Shaarawy e vulosi fitoren e Rossonerëve.