Milan fiton në Irlandë, siguron raundin tjetër në Ligën e Evropës

Milan ka shënuar fitore kundër Shamrock Rovers.

Sport

17/09/2020 21:59

‘Rossoneri’ kanë siguruar biletën për raundin e tretë të kualifikueseve në Ligën e Evropës, duke mposhtur skuadrën e Shamrock Rovers me rezultatin 0:2, shkruan lajmi.net.

Goli i parë në këtë takim erdhi nga Zlatan Ibrahimovic, i cili shënoi në minutën e 23’ të takimit.

Më vonë, në pjesën e dytë, ishte Hakan Calhanoglu ai që shënoi për 0:2, duke vulosur rezultatin final kur luhej minuta e 67’.

Me këtë fitore, skuadra e Milan do të paraqitet në raundin e tretë kualifikues të këtyre garave, kurse irlandezët i japin fund aventurës  evropiane. /Lajmi.net/