Milan fiton ndaj Feronikelit, nderon futbollin kosovar me prezencën në ‘Fadil Vokrri’

Ka përfunduar miqësorja historike për futbollin kosovar, Feronikeli – Milan.

Sport

10/08/2019 22:32

Gjiganti evropian i futbollit, Milan, ka mposhtur Feronikelin në miqësoren e luajtur në ‘Fadil Vokrri’, me rezultatin 0:2.

Goli i parë në këtë takim u realizua nga gjuajtja e lirë, në minutën e 26’, nga Suso, shkruan lajmi.net.

Pjesa e dytë tregoi edhe një tjetër gol, saktësisht në minutën e 58’, kur realizonte Fabio Borini.

E vetmja e metë e kësaj miqësore historike ishin tribunat e zbrazura, që me gjasë ishin pasojë e çmimeve të larta për biletat.

Gjithsesi, skuadra e Milan u nderua edhe jashtë fushave të blerta, pasi tifozët e kësaj skuadre në Kosovë, ishin kujdesur që t’i jepnin një pritje të ngrohtë.

Milan është gjiganti evropian i parë që ka luajtur një ndeshje në Kosovë, duke i bërë një nder të madh futbollit dhe skuadrave tona kosovare. /Lajmi.net/