Milan do të synojë shërbimet e Ziyech gjatë muajit janar

Merkatoja e janarit mund ta rikthejë Milanin në garë për Hakim Ziyech. Ylli maroken, Hakim Ziyech lidhej me një kalim të mundshëm te Milani gjatë merkatos së verës, por një lëvizje e tillë nuk u kompletua. Sipas raportimeve të ‘TMW’, Milan vazhdojnë të mbeten të interesuar për anësorin e Chelsea dhe do të tentojnë të…

Sport

18/09/2022 18:59

Merkatoja e janarit mund ta rikthejë Milanin në garë për Hakim Ziyech.

Ylli maroken, Hakim Ziyech lidhej me një kalim të mundshëm te Milani gjatë merkatos së verës, por një lëvizje e tillë nuk u kompletua.

Sipas raportimeve të ‘TMW’, Milan vazhdojnë të mbeten të interesuar për anësorin e Chelsea dhe do të tentojnë të sigurojnë kartonin e tij gjatë merkatos së janarit, përcjell lajmi.net.

Kampionët në fuqi të Italisë synonin një huazim të lojtarit gjatë verës. Mbetet të shihet se çfarë propozimi do të kenë ata gjatë janarit.

Në garë për Ziyech mund të jetë edhe skuadra e Ajax. /Lajmi.net/