Milan dhe Napoli ndajnë pikët – nuk ka fitues në derbin italian

Milan dhe Napoli kanë luajtur baras në ‘San Siro’.

Sport

23/11/2019 19:52

‘Rosoneri’ nuk kanë arritur të marrin më shumë se një pikë ndaj një kundërshtari të vështirë siç është Napoli, duke luajtur 1:1, shkruan lajmi.net.

Milan e gjeti veten në disavantazh pas 24 minutave lojë, kur Hirving Lozano shënoi për 0:1, duke hapur festën për mysafirët.

Por, Milan reaguan shpejtë, dhe vetëm pesë minuta më vonë, Giacomo Bonaventura shënoi për 1:1, pas asistimit të Krunic.

Me këtë barazim, Milan numëron 14 pikë për pozitën e 13-të në tabelë.

Napoli në anën tjetër grumbullon tashmë 20 pikë dhe mban pozitën e shtatë në tabelën e Serie A. /Lajmi.net/