Milan dhe Leao optimistë për rinovimin e kontratës
Situata e Rafael Leao vazhdon të jetë e paqartë. Një ditë thuhet se palët janë larg marrëveshjes, një ditë flitet për optimizëm.

Sport
Mediat në Itali sot thonë se Rafael Leao dhe Milan janë optimistë për rinovimin e kontratës, përcjell lajmi.net.
Ylli portugez ka refuzuar një ofertë nga Milan, pasi ka qenë i pakënaqur me atë që i është ofruar si pagë.
Lojtari më i mirë i vitit në Serie A beson se e meriton një pagë më të mirë te ‘Rossoneri’. Këta të fundit e kanë primare rinovimin me lojtarin.
Leao ka një klauzolë prej 150 milionë eurove, për secilin klub që dëshiron ta transferojë.
Gjithsesi, tashmë thuhet se portugezi do të firmosë kontratën e re me Milan. Kanë mbetur vetëm detaje për t’u finalizuar. /Lajmi.net/