Milan dhe Inter caktojnë afatin për stadiumin e ri – pritet në sezonin 2027/28

Presidenti i Milan, Paolo Scaroni ka vendosur një afat të ri dhe ka paralajmëruar autoritetet lokale se ata duan ndërtimin e stadiumit të ri deri në vitin 2027/28, qoftë në Milano, qoftë në periferi.

Sport

31/03/2022 10:19

Debati për stadiumin e ri të qytetit të Milanos vazhdon, me dy skuadrat që duan të përmirësojnë kushtet e tyre.

Alternativa të reja për stadiumin po përmenden, pasi autoritetet lokale po tërheqin zvarrë projektin dhe po negociojnë për lokacionin, përcjell lajmi.net.

Presidenti i Milan ka bërë të ditur se stadiumi mund të ndërtohet edhe në periferi, por duhet të ndërtohet deri në sezonin 2027/28.

Sesto San Giovanni mund të jetë lokacioni. Inter dhe Milan nuk do të paraqisnin problem për këtë.

“Mund të paramendoj se sezoni 2027/28 e sheh projektin të mbyllur. Jo më herët”, ka thënë presidenti i Milan. /Lajmi.net/