Milan, dështon Soriano?

Mesfushori i Sampdorias, Roberto Soriano mund të mos transferohet në Milan, duke iu bashkuar rivalit nga Serie A, Napoli.

Merkato

25/08/2015 09:15

Roberto Soriano nuk do të transferohet në Milan.

Mesfushori i Sampdorias ishte pranë kalimit në San Siro disa ditë më parë, por tani është më afër që të nënshkruajë me Napolin.

Klubi nga San Paolo ka ofruar 12 milionë euro si dhe shërbimet e Zunigas për transferimin e reprezentuesit italian, ka bërë të ditur “Gazzetta dello Sport”.

Andaj, oferta nga Napoli e rrezikon dështimin e marrëveshjes për transferimin e Sorianos në Milan.