Milan dëshiron yllin e Benficas, ofron Paqueta plus para për kartonin e tij

Milan e dëshiron me çdo kusht transferimin e yllit të Benfica.

Sport

16/05/2020 16:00

‘Rosoneri’ do të ofrojnë shërbimet e Lucas Paqueta dhe 15 milionë euro shtesë, për të siguruar shërbimet e Florentino Luis.

Paqueta nuk është pjesë e planeve të Stefano Pioli, dhe ka zhgënjyer me paraqitjet e tij, që kur u transferua nga Flamengo, për 38 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Benfica janë të gatshëm të pranojnë shërbimet e brazilianit, për të liruar Florentino Luis, por kërkojnë edhe para.

Portugezët konsiderojnë se lojtari i tyre vlenë 45 milionë euro, kurse Paqueta 30 milionë, prandaj Milan duhet të ofrojnë edhe 15 milionë euro.

Florentino është 20 vjeç dhe ka bërë 15 paraqitje me Benfica këtë sezon. /Lajmi.net/