Milan dëshiron mbrojtësin anglez, rivalizohet nga Leverkusen

Milan ka shënjestruar mbrojtësin anglez.

Sport

03/08/2020 19:50

Ben Godfrey është lojtari që është shënejstruar nga skuadra e Milan për merkaton e verës.

Sipas raportimeve të ‘Sky Sports’, ‘Rosoneri’ duan të përforcohen në mbrojtje dhe Godfrey është një nga emrat që po përmendet më së shumti, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, skuadra italiane nuk do ta ketë të lehtë të sigurojë shërbimet e lojtarit, pasi për të ka interesim edhe nga Bundesliga.

Anëtari i Norwich City ka tërhequr edhe vëmendjen e Bayer Leverkusen.

22 vjeçari vlerësohet nga skuadra e tij diku afër 30 milionë funte. Mbetet të shihet nëse Milan do të ofrojnë kaq para për të. /Lajmi.net/