Të Infektuar: 37.792

Të Shëruar: 23.274

Të Vdekur: 975

Milan bën ‘detyrat e shtëpisë’, fiton me lehtësi ndaj Cagliari – e mbyll sezonin në pozitën 6

22:35 | 1 Gusht 2020

Milan ka mbyllur sezonin në pozitën e gjashtë në tabelë.

Skuadra e Milan ka shënuar fitore me rezultatin 3:0 në përballjen kundër Cagliari, shkruan lajmi.net.

Tri pikët ishin të rëndësishme për Milan që tashmë ka siguruar garat evropiane (Liga e Evropës) për sezonin e ardhshëm.

Milan kaloi në epërsi pas vetëm 10 minutave lojë, pas autogolit të Ragnar Klavan.

Në pjesën e dytë, Zlatan Ibrahimovic shënoi një herë në minutën e 55’ kurse, dy minuta pas tij shënoi Samu Castillejo për rezultatin final 3:0.

Me këtë fitore, Milan shkon në kuotën e 66 pikëve, për pozitën e gjashtë në tabelë.

Cagliari mbetet me 45 pikë për pozitën e 13-të. /Lajmi.net/