Milan bëhu gati/ Napoli konfirmon kthimin e Osimhenit

Skuadra e Napolit ka një mungesë të theksuar goli përpara portës së kundërshtarit kur Osimhen mungon. Kjo gjë u dallua më mirë në sfidën ndaj Milanit në kampionat edhe Champions. Megjithatë, në prag të ndeshjes kundër Hellas Verona në Serie A, Osimhen është pyetur rreth gjendjes së sulmuesit nigerian dhe përgjigja sigurisht ka qenë pozitive…

Sport

14/04/2023 15:56

Skuadra e Napolit ka një mungesë të theksuar goli përpara portës së kundërshtarit kur Osimhen mungon. Kjo gjë u dallua më mirë në sfidën ndaj Milanit në kampionat edhe Champions.

Megjithatë, në prag të ndeshjes kundër Hellas Verona në Serie A, Osimhen është pyetur rreth gjendjes së sulmuesit nigerian dhe përgjigja sigurisht ka qenë pozitive për Napolin dhe për tifozët e tij.

“Kushtet e tij fizike janë të mira. Ai bëri një kontroll sot në mëngjes bashkë me mjekët e klubit dhe përgjigjet ishin pozitive.

Ai do të jetë me ne nesër në pankinë, por synimi është që të kthehet titullar në ndeshjen ndaj Milanit të martën në Champions League”, është shprehur Spalletti.