Milan bëhet me super trajner

Vera e vitit 2019 do të sjellë ndryshime te Milan, duke filluar nga stoli.

Sport

17/05/2019 10:03

‘Rossonerët’ nuk janë të gatshëm t’i ofrojnë edhe një sezon trajnerit Gennaro Gattuso, me të cilin kanë shumë pak gjasa të vogla që të sigurojnë rikthimin në Ligën e Kampionëve.

Sipas medieve në Itali, drejtues të Milanit janë nisur për në Londër, për t’u takuar me trajnerin e Chelsea, Maurizio Sarri, përcjell ‘lajmi.net’.

E ardhmja e Sarrit te Chelsea është në dyshime të mëdha, me trajnerin që mund të shkarkohet edhe nëse skuadra fiton Ligën e Evropës.

Milan, do t’i ofrojë Sarrit një kontratë tre vjeçare, me tre milionë euro në sezon.

Për Sarrin, interesim ka shprehur edhe Roma./Lajmi.net/