Milan arrin marrëveshjen personale me De Ketelaere
Milan është një nga skuadrat më aktive në këtë fillim të merkatos.

Sport
Skuadra ‘Rossoneri’ po punon shumë për t’u përforcuar në të gjitha repartet dhe tani ka shënjestrën te një lojtar që prek mesfushën ofensive.
Sipas raportimeve nga Nicolo Schira, Milan kanë mbyllur marrëveshjen personale me Charles De Ketelaere, përcjell lajmi.net.
Marrëveshja thuhet se do të jetë për një kontratë pesëvjeçare me lojtarin, ku ai do të fitonte rreth 2.5 milionë euro për vit.
Megjithatë, akoma nuk ka një marrëveshje mes Milan dhe Club Brugge, por sinjalet janë pozitive.
Milan dëshiron edhe transferimin e Noa Lang, po ashtu nga Club Brugge. /Lajmi.net/