Milan arrin marrëveshjen për transferimin e Renato Sanches
Renato Sanches mund të jetë nga emrat e parë që i bashkohet Milanit, pas fundit të këtij sezoni.

Sport
‘Rossoneri’ janë në rrugë të mirë për t’u shpallur skuadër kampione në Serie A këtë edicion, megjithatë ata vazhdojnë të bëjnë planet për sezonin tjetër.
Sipas raportimeve të ‘Calciomercato’, Milan kanë arritur marrëveshjen për të nënshkruar me lojtarin e Lille, Renato Sanches, përcjell lajmi.net.
24 vjeçari pritet të kalojë në ‘San Siro’ për 20 milionë euro, gjatë merkatos së verës.
Sanches këtë sezon ka shënuar dy gola dhe ka shtuar pesë asistime me skuadrën e Lille. /Lajmi.net/