Të Infektuar: 67.469

Të Shëruar: 58.919

Të Vdekur: 1.582

Milan arrin marrëveshje me Mandzukic

10:29 | 17 Janar 2021

Skuadra AC Milan. ka arritur marrëveshje me Mario Mandzukic, dhe zyrtarizimi do të bëhet ditët e ardhshme.

Sipas “Calciomercato”, AC Milan ka arritur marrëveshje me Mario Mandzukic për tranferimin e tij në “San Siro”, transmeton lajmi.net.

Marrëveshja do të bëhet zyrtare nga dita e sotme deri të martën, ish-sulmuesi i Juventusit, do të nënshkruajë kontratë për 18 muaj me mundësi zgjatje.

Sipas artikullit, mundësia e zgjatjes është nga gjashtë deri në 12 muaj.

Mandzukic përfundoi kontratën e tij me Juventusin në dhjetor 2019 pas 44 golave në 162 ndeshje në të gjitha garat me “Bianconerët”.

Ai u angazhua tek skuadra e Al-duhail në ligën e Katarit, sezonin e kaluar regjistroi pesë paraqitje ndërsa këtë sezon ende nuk ka regjistruar ndonjë paraqitje./Lajmi.net/