Milan arrin marrëveshje me Giroud

20:36 | 10 Qershor 2021

Klubi italian Milan, ka arritur marrëveshje me sulmuesin e Chelseas, Olivier Giroud.

Sipas ‘Calcio Mercato’, Milan ka arritur marrëveshje transferimi me Giroud, transmeton lajmi.net.

34- vjeçari, do të nënshkruajë kontratë dy-vjeçare me ‘Rossonerët’, me pagë 4 milionë euro plus bonuset.

Francezi, sezonin e kaluar zhvilloi 31 paraqitje me fanellën e Chelseas në të gjitha garat, duke realizuar 11 gola. /Lajmi.net/