Milan afër transferimit të Adli

Klubi italian Milan është afër transferimit të sulmuesit të Toulouse Amine Adli.

Sport

20/06/2021 15:19

Sipas ‘Calcio Mercato’, Milan është afër transferimit të sulmuesit Adli, transmeton lajmi.net.

Rossonerët kanë dërguar një ofertë fillestare prej 5 milionë euro për 21- vjeçarin, dhe të dy palët janë pozitive për arritjen e një marrëveshje përfundimtare.

Adli është shfaqur si një nga lojtarët e rinj më premtues në Evropë pasi kontribuoi me tetë gola dhe shtatë asistime, në 34 paraqitje me fanellën e Toulouse sezonin e kaluar.

Interesim për sulmuesin, kanë shfaqur edhe disa skuadra evropiane por duket se ai do të transferohet në “San Siro”. /Lajmi.net/