Milan afër marrëveshjes me Bennacer

Milan është shumë afër që të kryej blerjen e mesfushorit të Empoli.

Sport

12/07/2019 09:14

Skuadra ‘Rosoneri’ raportohet të jetë afër marrëveshjes me Ismael Bennacer, transmeton lajmi.net.

Marrëveshja e Milan me Bennacer ishte afër që të dështonte në fillim të kësaj jave, si pasojë e termeve personale.

Gjithsesi, Gianluca Di Marzio thotë se problemet janë zgjidhur pasi përfaqësuesit e lojtarit kanë pranuar ofertën e Milan.

Zyrtarizimi mund të bëhet qysh nesër, edhe pse 21 vjeçari është akoma i angazhuar me kombëtaren e Algjerisë.

Lojtari që dikur luante me të rinjtë e Arsenal ka ndihmuar skuadrën e tij kombëtare të prek gjysmëfinalen e Kupës së Afrikës.

Milan, nga ana e tyre, janë të gatshëm të paguajnë 16 milionë euro plus 1 milion bonos. /Lajmi.net/