Milan afër akordit me Florian Thauvin
Mediet italiane raportojnë se Milani është në rrugën e duhur për të siguruar nënshkrimin e yllit të Marseilles.

Sport
Bëhet fjalë për Florian Tauvin, i cili refuzoi të zgjasë kontratën e tij me Marseillen dhe tashmë ka arritur një marrëveshje me “Rossonerët”.
Klubet nga Premierliga, si dhe Interi dhe Atalanta kanë treguar interes për të, por ai tashmë ka arritur një marrëveshje të plotë me klubin nga “San Siro”, transmeton lajmi.net.
Duke qenë se kontrata e tij skadon në fund të sezonit, Milani do t’i ofrojë klubit francez një shumë simbolike.
Nëse Marseille refuzon ofertën, Thauvin do të transferohet në Milano si agjent i lirë verën e ardhshme.
Thauvin arriti në Marseille në vitin 2017 dhe deri më tani ai ka luajtur 242 ndeshje në të cilat shënoi 80 gola dhe regjistroi 54 asistime. /Lajmi.net/