Milan 3:2 Udinese, notat e lojtarëve

Milan ka shënuar një fitore spektakolare kundër Udinese.

Sport

19/01/2020 15:01

‘Rosoneri’ kanë marrë tri pikë nga ‘drama’ e luajtur në ‘San Siro’, shkruan lajmi.net.

Vendasit gjetën vetën në disavantazh pas golit të Stryger Larsen në minutën e 6’, por me golat e shënuara në minutën e 48’ me Rebic dhe 71’ me Theo, ata dolën në epërsi për herë të parë në këtë ndeshje.

Kevin Lasagna ndërpreu festën e ‘Rosoneri’ kur shënoi në minutën e 85’ për 2:2, por kroati Rebic bëri heroin duke shënaur golin për epërsinë e dytë të Milan.

Rebic mori vlerësimin më të lartë nga ‘WhoScored’, me 8.6, kurse mirë u vlerësuan edhe Theo e Leao.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell notat e lojtarëve për këtë ndeshje. /Lajmi.net/