Milaim Zeka: Vjosa Osmani shkelë mbi kufomat e fëmijëve të vet për interesat e saja të sëmura politike

Ish-deputeti dhe opinionisti Milaim Zeka ka dhënë një deklaratë tejet të fortë, teksa ka komentuar pozicionin e presidentes Osmani. Në një paraqitje për lajmi.net, ai tha se në botën politike shqiptare, nuk ka person tjetër si ajo që është e gatshme të shkelë edhe mbi kufomat e fëmijëve të saj për interesa të sëmura politike.…

Lajme

23/06/2023 21:20

Ish-deputeti dhe opinionisti Milaim Zeka ka dhënë një deklaratë tejet të fortë, teksa ka komentuar pozicionin e presidentes Osmani.

Në një paraqitje për lajmi.net, ai tha se në botën politike shqiptare, nuk ka person tjetër si ajo që është e gatshme të shkelë edhe mbi kufomat e fëmijëve të saj për interesa të sëmura politike.

Jo vetëm kaq. Ai shtoi se ky nuk është vetëm mendim i tij, por bindje, duke e njohur mirë figurën e gruas që aktualisht është e ulur në kolltukun më të rëndësishëm në vend.

“Vjosa Osmani është në gjendje me shkelë mbi kufomat e fëmijëve të vet për interesat e saja të sëmura politike”, tha veç tjerash Zeka.

Për më tepër, në videon e mësipërme ndiqeni njërën pjesë nga paraqitja e tij e plotë për ekipin tonë.