Milaim Zeka tregon kush e kreu atentatin ndaj Ibrahim Rugovës dhe kush i vrau njerëzit e LDK-së (Video)
Gazetari Milaim Zeka ka folur për pozitën që do të ketë Lidhja Demokratike e Kosovës, pas aktakuzave të para të Gjykatës Speciale.

Lajme
Ai ka thënë se edhe nëse akuzat e Gjykatës Speciale përfshijnë disa nga anëtarët e partive që janë produkt i pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, LDK-ja nuk do të ketë favore për ngritjen e saj në skenën politike.
Sipas Zekës, LDK-ja nuk mund t’i gëzohet krijimit të Gjykatës Speciale, sepse 90 për qind e vrasjeve të anëtarëve të LDK’së gjatë dhe pas luftës janë kryer nga vetë njerëzit e LDK-së.
Ai ka përmendur edhe atentatin e dështuar të vitit 2005 ndaj ish-presidentit Ibrahim Rugova, dhe ka thënë se emrat e atyre që kanë kryer vrasjet veçse dihen nga prokuroria, dhe janë ata që i kanë shërbyer shërbimit sekret jugosllav, UDB-së.
