Milaim Zeka i “çel letrat” – thotë se përgjimet për Nenad Rashiqin i kishte marrë nga Fatmir Sheholli
Milaim Zeka ka rrëfyer sot momentet e arrestimit të Fatmir Shehollit, meqë kishte qenë duke pirë kafenë e mëngjesit bashkë me të në një prej hoteleve të Prishtinës. Zeka ka thënë se gjatë qëndrimit në kafe kanë qenë duke biseduar për disa përgjime për të cilat Zeka thotë se ia ka dhënë vetë Sheholli e…

Lajme
Milaim Zeka ka rrëfyer sot momentet e arrestimit të Fatmir Shehollit, meqë kishte qenë duke pirë kafenë e mëngjesit bashkë me të në një prej hoteleve të Prishtinës.
Zeka ka thënë se gjatë qëndrimit në kafe kanë qenë duke biseduar për disa përgjime për të cilat Zeka thotë se ia ka dhënë vetë Sheholli e të cilat janë publikuar sëfundi.
“Unë e dhash versionin tim të këtyre materiale. E shpjegova gjerë e gjatë që na i ka dhënë Fatmiri. I kam thanë që s’jemi vetëm ne që i kemi marrë. I tregova që na ka pru të printum tekstin e USB”, ka treguar Zeka për dëshminë e tij të dhënë në Polici.
Sipas Milaim Zekës, Sheholli kishte thënë se burimi i atyre përgjimeve ishte nga një gjerman.