Miku i Abdixhikut dhe i shkarkuari i Përparim Ramës thotë se sot u bë “cirk” në Kuvend: Asnjëherë nuk mungojnë palaqot
Në Lidhjen Demokratike të Kosovës prej kohësh ka probleme të brendshme, e të cilat dolën në shesh shumë shpesh. Madje në LDK janë ndarë në tabore, ata që përkrahin Lumir Abdixhikun dhe ata që s’e përkrahin. E sot kur në Kuvend nga PDK dhe Aleanca po bënin thirrje për konstituim e situata eskaloi në disa…
Lajme
Në Lidhjen Demokratike të Kosovës prej kohësh ka probleme të brendshme, e të cilat dolën në shesh shumë shpesh.
Madje në LDK janë ndarë në tabore, ata që përkrahin Lumir Abdixhikun dhe ata që s’e përkrahin.
E sot kur në Kuvend nga PDK dhe Aleanca po bënin thirrje për konstituim e situata eskaloi në disa raste edhe në përplasje, nuk ishte askush nga LDK-ja.
Madje aty në fund u pa vetëm Armend Zemaj.
E nga LDK-ja siç duket vazhdojnë të shpresojnë se do jenë “zgjidhja”e sitautës ani pse janë vetëm partia e tretë me radhë e dalë nga zgjedhjet.
Lënë anash këtë, Sokol Havolli nga kjo parti i cili edhe u shkarkuar nga Përparim Rama si drejtor në Komunë të Prishtinës, ka reaguar duke thënë se sot u bë cirk në Kuvend.
“Nuk duhet te degradohet kështu Kuvendi i Kosovës.Nuk duhet të përdhoset kështu institucioni më i lartë i shtetit.Nuk duhet të ofrohet cirk i tillë në themelin e shtetit. Kuvendi nuk duhet të kthehet në cirk. Sepse në cirk asnjëherë nuk mungojnë palaqot.”./Lajmi.net/