Mikel flet për natën “e çmendur” të Ligës së Kampionëve në 2009: Ishte kaos në tunel, shishet fluturonin kudo

Lojtari i Chelsea, John Obi Mikel, rikujton edhe një herë natën e eliminimit të Chelsea nga Liga e Kampionëve.

Sport

24/03/2021 18:14

“Ishte kaos në tunel dhe në dhomën e zhveshjes më pas,” i tha Mikel The Athletic, përcjell lajmi.net.

Mesfushori nigerian thotë se Chelsea shpesh reagonte keq ndaj humbjeve pasi kurrë nuk ishte e pranueshme.

“Ishte kaos në tunel dhe në dhomën e zhveshjes më pas,” i tha Mikel The Athletic.

“Shishe, gjëra që fluturojnë kudo. Tavolinat po thyheshin. Të gjithë bërtisnin dhe ulërinin”, vazhdoi tutje.

“Nuk e di tani por humbja atëherë nuk ishte aspak e pranueshme… por ajo natë ishte vërtet e çmendur”.

“[Didier] Drogba e humbi kontrollin e tij në fushë dhe pastaj vazhdoi që të bërtiste në dhomat e zhveshjes si i ‘çmendur”, përfundoi ish mesfushori i Bluve të Londërs.

Në vitin 2009, Chelsea po kërkonte të kualifikohej në finalen e dytë radhazi të Ligës së Kampionëve, por humbi nga Barcelona në gjysmëfinale.

Pas ndeshjes, tërbimi i Drogba nuk njihte kufij pasi ai e quajti lojën një turp në TV derisa po diskutonte gjithashtu me gjyqtarin./Lajmi.net/