Mikel Arteta konfirmon planet e Arsenalit për të nënshkruar me lojtarë në janar

Arsenali do jetë aktive në merkaton e janarit. Arsenali do të përpiqet të kërkojë nënshkrime në merkaton e janarit, sipas trajnerit të ‘Topçinjve’, Mikel Arteta, transmeton lajmi.net. “Ne po kërkojmë të forcojmë skuadrën. Kjo skuadër ende nuk e ka luksin për të mos maksimizuar çdo dritare të vetme. Ne duhet ta bëjmë këtë sepse është…

Sport

23/12/2022 17:44

Arsenali do jetë aktive në merkaton e janarit.

Arsenali do të përpiqet të kërkojë nënshkrime në merkaton e janarit, sipas trajnerit të ‘Topçinjve’, Mikel Arteta, transmeton lajmi.net.

“Ne po kërkojmë të forcojmë skuadrën. Kjo skuadër ende nuk e ka luksin për të mos maksimizuar çdo dritare të vetme. Ne duhet ta bëjmë këtë sepse është vërtet e rëndësishme,” tha Arteta.

“Ne duhet të marrim profilin e duhur, duhet të jetë lojtari i duhur për të na çuar në nivelin tjetër”, përfundoi ai.

Lajmet në Angli raportojnë që lideri aktual i Premier Ligës do kërkojë për një sulmuesi, pasi Gabriel Jesus është jashtë për disa muaj për shkak të lëndimit.

Mbetet të shihet se shërbimet e cilit lojtar do t`i marrin ‘Topçinjtë’./Lajmi.net/