Mike Tyson bëhet anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Rusisë!

Boksieri i njohur amerikan, i cili njihet edhe për një rini të errët e të kaluar nëpër burgje, Mike Tyson do të bëhet anëtar i Shoqatës së Shkrimtareve të Rusisë. 

Bota

22/10/2014 22:07

Lajmin sensacional për këtë “margaritar” e ka dhënë agjencia ruse e lajmeve Itar-Tas, transmeton lajmi.net.

Anëtarësimi i Tysonit në këtë shoqatë do të shpallet më 27 tetor, ditën kur në Moskë do të prezantohet libri i tij i memoareve “E vërteta e pakontestueshme”, konfirmoi menaxheri i tij Vlladimir Krjunov.

Tyson nuk do të jetë në Moskë atë ditë, por do të vizitojë kryeqyteti rus në muajin nëntor, për të shikuar një meç boksi.

Tyson 48-vjeçar ka qenë kampion botëror në boksin profesionist disa vite rresht, kurse karrierën e ka përfunduar në vitin 2005.

Nga viti 1992 e deri më 1995 ka vuajtur burgun për arsye të përdhunimit të një vajze 18-vjeçare. 

Po të ishin gjallë Dostojevski, Tolstoi e shkrimtarë të tjerë të famshëm rusë çfarë do të thonin për këtë “margaritar të pasardhësve të tyre?