Mihali lajmërohet pas përplasjes Matoshi-Lushtaku: Sami, larg ke shku- as s’i ngjan luftëtarit që ke qenë
Deklaratat e para të Sami Lushtakut si kryetar i ri i Skenderajt ndezën menjëherë debat të fortë publik. Lushtaku u përgjigj ashpër kur u pyet ne lidhje me deklaratat e vazhdueshme të deputetes së VV-së, Adriana Matoshi ne lidhje me të dhe familjen e tij. Lushtaku i cili dje bëri betimin si kryetari i Skendarajt…
Lajme
Deklaratat e para të Sami Lushtakut si kryetar i ri i Skenderajt ndezën menjëherë debat të fortë publik. Lushtaku u përgjigj ashpër kur u pyet ne lidhje me deklaratat e vazhdueshme të deputetes së VV-së, Adriana Matoshi ne lidhje me të dhe familjen e tij.
Lushtaku i cili dje bëri betimin si kryetari i Skendarajt u lëshua në një deklarata të rënda ndaj deputetes së VV-së.
Ai ka thënë se ajo është “sikur kur del prej një shtëpie publike”, shkruan lajmi.net
“Ajo është niveli i saj, sikur kur del prej një shtëpie publike, e jo si një deputete që ka përgjegjësi për fjalën që flet me qytetarët”, ka thënë Lushtaku.
Ai gjithashtu ka thënë se ajo dhe disa të tjera duhet të kenë kujdes se çka flasin.
“Prandaj, mendoj se edhe zonja Matoshi edhe do zonja tjera duhet të kenë kujdes se çka flasin sepse mendoj se fjala e tyre është bajagi me peshë”, ka thënë Lushtaku nga Komuna e Skenderajt.
Matoshi reagoi menjëherë përmes një postimi në Facebook, ku i ktheu përgjigje Lushtakut me akuza të tjera politike, duke e kritikuar për menaxhimin e pasurisë dhe sjelljet ndaj zyrtarëve shtetërorë.
Ajo theksoi se deklaratat e tij “janë të papranueshme për një kryetar komune”.
Matoshi e ka akuzuar Lushtakun edhe se i njëjti ka kërcënuar e sharë zyrtarë të shtetit, për çka ka thënë se ai duhet të ishte në burg.
“Ti s’je niveli jem, as s’ki me kane kurre, se s’jom kane e as nuk bi kaq poshte une asnjihere ne jete”, ka shkruar Matoshi në Facebook.
Matoshi e akuzoi rëndë Lushtakun për blerje të tokave dhe se si nuk e deklaron pasurinë.
“Per ty tregojne se qysh ke ble toka gjate luftes. Tani tregojne sami qysh ke ble toka Mas luftes ka 50€ ari, e na e ke shite ka 5 mije. Tregojne qysh ke marr tendera. Qysh se deklaron pasunine. Qysh ke sha e kercenu zyrtar te shtetit. Qysh sami argatet e tu kane sherby edhe ne Leposavic edhe ne Skenderaj. S’di qysh po ki kohe me u marr me mu. Ama hala ma shume qysh s’je ne burg, po kryetar ne komune”, shkroi ajo.
Përplasja nuk u ndal me kaq, në një prononcim në “Debat Plus”, Lushtaku ka thënë se nuk i ka rënë pishman për fjalët e thëna.
Ai e ashpërsoi gjuhën edhe më shumë ndaj Adriana Matoshit.
“Unë i them Albin Kurtit lidhi këto kudra”, tha Lushtaku, duke shtuar se tash e tutje do të reagoj ndaj çdo kujt që e përdor emrin e tij në deklarata.
Ndaj gjuhës së përdorur nga kryetari i Skenderajt reagoi edhe Dejona Mihali, zyrtare e Vetëvendosjes, e cila e kritikoi rëndë Lushtakun për mënyrën e komunikimit dhe deklaratat e tij publike.
Mihali madje e quajti edhe ‘frikacak’ Lushtakun dhe shkroi se ai nuk i gjan luftëtarit që ke qenë dikur.
“Sami Lushtaku frikacaku.Nuk lidhen njerëzit se tutesh ti. E besa dhe ata të tutë nuk ish dasht me i mbajt lidhë qysh je mësu ti. A dëshmorët leri aty ku e kanë vendin. Larg ke shku ti. As nuk i ngjan luftëtarit që ke qenë dikur. Tjetër njeri është ai nga ty tash”, ka shkruar Mihali.
Kujtojmë se Adriana Matoshi për disa herë me radhë e ka fyer dhe ofenduar Lushtakun duke e lidhur atë me vjedhje pronash shtetërore e akuza të tjera.
Djali i Sami Lushtakut, Mërgim Lushtaku që është edhe deputet nga PDK, kishte paralajmëruar padi ndaj Matoshit. /Lajmi.net/