Mihali e VV-së i sulmon me emër e mbiemër gjyqtarët e Kushtetueses: Po përpiqen me dhunë të mbajnë në këmbë ish-opozitën dhe Listën Serbe

Dejona Mihali, një zyrtare me ndikim brenda VV-së, ka reaguar ashpër pas njoftimit të Gjykatës Kushtetuese që i paraprin aktgjykimit të shumëpërfolur për mandatarin e kryetarit të Kuvendit. Në një postim të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, Mihali ka akuzuar publikisht shumicën e anëtarëve të Gjykatës si të sponsorizuar nga koalicioni i dikurshëm PAN dhe Lista…

Lajme

08/08/2025 14:48

Dejona Mihali, një zyrtare me ndikim brenda VV-së, ka reaguar ashpër pas njoftimit të Gjykatës Kushtetuese që i paraprin aktgjykimit të shumëpërfolur për mandatarin e kryetarit të Kuvendit.

Në një postim të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, Mihali ka akuzuar publikisht shumicën e anëtarëve të Gjykatës si të sponsorizuar nga koalicioni i dikurshëm PAN dhe Lista Serbe, duke sugjeruar se ky institucion vazhdon të mbrojë interesat e atij koalicioni dhe jo të demokracisë, transmeton lajmi.net.

Ajo po tenton që përmes këtij postimi gjykatësit t’i bëj cak të militantëve të VV-së në rrjetet sociale.

Mihali ka përmendur me emër e mbiemër pesë nga shtatë anëtarët aktualë të Gjykatës, duke i etiketuar si të ndikuar politikisht dhe të zgjedhur në vitin 2018 me mbështetjen e partive të atëhershme në pushtet.

Kjo nuk është hera e parë që VV tenton që njerëzit e institucioneve të drejtësisë t’i bëj cak të militantëve.

Postimi i plotë:

Njoftimi që i paraprin Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese normal që nuk mund të jetë ndryshe nga mendimi dhe interesi i përbërjes së Gjykatës.
5 nga 7 anëtarët janë ish koalicioni PAN+Lista Serbe të zgjedhur në 2018.
Asnjë njeri me mendje të shëndoshë nuk do të priste diçka tjetër prej tyre.
Nexhmi Rexhepi – Kryetar i zgjedhur në 2018. I sponzorizuar nga AAK dhe ish kryeministri i asaj kohe Ramush Haradinaj.
Safet Hoxha – Nënkryetar i zgjedhur më 2018. Kryetar i KRPP (organ kontrollues i prokurorimit publik) 2010-2018. I sponzorizuar nga PDK e Nisma. Asambleist i PDK në Kuvendin komunal të Suharekës.
Bajram Latifi – anëtar i zgjedhur në 2018 i sponzorizuar nga Duda Balje si pjesë e komunitetit boshnjak.
Radomir Laban – anëtar i zgjedhur me 2018 i sponzorizuar nga Lista Serbe i mbështetur nga PAN.
Remzie Istrefi Peci – anëtare e zgjedhur më 2018 e sponzorizuar nga koalicioni PAN.
Enver Peci – anëtar i zgjedhur më 2022 i votuar nga të gjitha subjektet parlamentare
Jeton Bytyçi – anëtar i zgjedhur në 2024 i votuar nga të gjitha subjektet parlamentare.
E vërteta që këta duan t’ja marrin të drejtën Lëvizja VETËVENDOSJE! për të propozuar kryetarin e kuvendit.
Sepse kur fitonte PDK me 27% e drejta i takonte gjithnjë fituesit. Kur fiton VETËVENDOSJE! natyrisht në 2020 i morën të drejtën e mandatarit, tani edhe pak, pas 30 ditësh do t’i marrin edhe të drejtën e kryetarit të Kuvendit.
Kjo është e vërteta, të tjerat janë llafe për të mbuluar këtë fakt.
Gjykata kushtetuese ende nuk ka provuar aromën e demokracisë dhe lirisë. Vijon të jetë vegël e shtetit të kapur që me dhunë po përpiqen ta mbajnë në këmbë ish Panistët së bashku me Listën serbe.
Çdo koleg i tyre, profesor i jurisprudencës kudo në secilin universitet në Kosovë e di se çfarë katastrofe është bërë sot. Kuptohet përjashtuar Enver Hasanin dhe sponzorizuesin e tij serbofilin Fatmir Sheholli./lajmi.net/