Mihajloviq: Të gjitha sulmet ndaj Vuçiqit vijnë vetëm për shkak të Kosovës

Zëvendëskryeministrja e Serbisë, Zorana Mihajloviq i ka dalë në mbrojtje presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Lajme

01/08/2019 14:34

Zëvendëskryeministrja e Serbisë, Zorana Mihajloviq ka deklaruar se sulmet ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq kanë vetëm një motiv, tërheqjen nga politika e tij në lidhje me zgjidhjen e çështes së Kosovës, raportojnë mediat serbe, transmeton lajmi.net.

“Këto presione ndaj Vuçiqit nuk janë të ngjashme dhe ndodhin vetëm për shkak të një gjëje, politikës për Kosovën”, deklaroi ajo për “TV Happy”.

“Synimi i tyre është që shqiptarët t’i fitojnë të gjitha e serbët asgjë dhe Vuçiq të pranojë që shqiptarët të jenë fitues absolut, e serbët humbës absolut. Por, Vuçiq nuk do ta pranojë kurrë”, shtoi ajo. /Lajmi.net/