Mihajlovic: Bëmë shumë gabime

Trajneri i Milanit, Sinisa Mihajlovic, ka thënë se Milani bëri shumë gabime në përballjen ndaj Genoas.

Sport

27/09/2015 17:11

Gabimet e shumta dhe duelet e humbura ishin shkaku kryesor i humbjes së Milanit nga Genoa, sipas trajnerit Sinisa Mihajlovic.

“E vërteta është që luajtëm mirë vetëm në pjesën e parë dhe fatkeqësisht kjo nuk mjafton”, ka thënë Mihajlovic për Sky Sport Italia.

“Kemi bërë shumë gabime dhe humbëm duele të shumta, por nuk iu dhamë shumë rast”.

Genoa e mundi Milanin me golin e Blerim Xhemailit.