MIG-31, Rusia prezanton “armën e re” të saj për luftë në ajër

Pas ardhjes se Vladimir Putin në pushtet Rusia i është rikthyer vrullshëm teknologjisë së armatimit dhe garës për të qenë e para në këtë fushë. Të premten Rusia ka prezantuar edhe armën më të re, vetem nje dite para bisedes se kreut te Rusise Putin me presidentin amerikan Donald Trump.

Bota

29/01/2017 18:44

Avioni më i ri, “MIG-35” eshte pasardhësi i legjendarit MIG-31 dhe MIG-33. Prezantimi i avionit të ri është bërë në një kompleks industrial të korporatës “Mikojan-Gureviç” në Lukhovitsy, që ndodhet në afërsi të Moskës. Ceremonia u ndoq nga atashetë ushtarakë dhe gazetarë nga 30 vende.

“MiG-35” raportohets e është ndërtuar që të zëvendësojë të gjithë flotën e aviacionit luftarak rus nga avionët e vjetër, por edhe të bëhet një nga modelet kryesore të shitjes për vendet e tjera.

Deri në vitin 2020, Forcat ajrore ruse do të marrin 30 avionë “MiG-35”. Në total, Ministria ruse e Mbrojtjes do të ketë ne floten e saj rreth 170 aeroplanë luftarakë të këtij modeli të ri.

Mig 35 dukets e ka nje ngjashmeri te madhe ne konstrukt me F-16 e SHBA, mirepo mbetet per tu pare se cila eshte diferenca ne permbajtje.

YouTube player